Në programin përmbyllës të projektit Talentium, projekt ky i organizuar nga FRI nën platformën Mozaiku Rinor, fjalë rasti pati edhe sekretari gjeneral i FRI-së Abdulhamid Mustafa, i cili mes tjerash tha:
“Forumi Rinor Islam para disa muajve paraqiti platformën “Mozaiku Rinor” i cili ju dedikohet të rinjëve e më konkretisht nxënësve filloristë dhe atyre që janë shkollarë të mesëm. Në këtë platformë janë gërshetuar idetë më briliante që i ka paraparë ekipa punuese, ndërsa sonte jemi në përmbylljen e projektit Talentium ku para jush do të paraqiten nxënësit të qyteteve të Kumanovës, Shkupit dhe Gostivarit me fjalimet e tyre motivuese.
Përgjatë trajnimeve kemi vërejtur një potencial të shkëlqyer të pjesëmarrësve, kjo arritje është edhe nga përkushtimi të cilën po e japin mësimëdhënësit përgjatë procesit edukativo-arsimor nëpër shkollat ku veprojnë, por me këtë rast FRI është një motiv shtesë për ti aftësuar dhe edukuar këta të rinj në disa sfera e në theks të veçantë paraqitja e tyre para publikut me fjalimet e tyre motivuese.
Falë kontributit dhe përkushtimit maksimal të ekipës punuese dhe të gjithë aktivistëve të FRI-së, sonte na e ofruan mundësinë për ti ndjekur sukseset e pjesëmarrësve të cilën besoj që me padurim po e prisni, andaj një falenderim ju takon edhe prindërve të cilët i besuan punës tonë dhe shprehën interes për ti lejuar fëmijët e tyre për të qenë pjesë e kësaj platforme rinore.”