Forumi Rinor Islam – dega Gostivar pas përfundimit të trajnimeve gjashtëjavore në projektin Talentium, u përfaqësua nga tre nxënëse të dalluara në programin përmbyllës të projektit në fjalë, në kuadër të platformës rinore Mozaiku Rinor.

Duke pasur parasysh rrethanat me të cilat ballafaqohen të rinjtë në Gostivar e më tej, nxënëset Emira Hasani, Sara Ibrahimi dhe Nisa Osmani u paraqitën me fjalime motivuese me temat si “Të gjesh lumturinë e vërtet”, “Bëhu vetvetja, ndjehu e bukur” dhe “Suksesi”. Të pranishmit ngelën të kënaqur me performimet e nxënësve në fjalë.