Forumi Rinor Islam realizoi program përmbyllës për projektin Talentium në kuadër të platformës Mozaiku Rinor.
Programi ishte i përbërë nga fjalime motivuese – të përgatitura nga nxënësit më të mirë të shkollave të mesme, video prezantim – nga trajnimet gjashtëjavore, mirënjohje – për kontribuesit e projektit si dhe certifikata – për të gjithë pjesëmarrësit e projektit Talentium nga qyteti i Kumanovës, Shkupit dhe Gostivarit.
Vlen të thekësohet që i gjithë programi u moderua nga nxënësja Rania Sali, poashtu pjesëmarrëse e projektit Talentium në qytetin e Shkupit po këtë vit.