Në përmbylljen e projektit Talentium, që u realizua gjatë gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor në qytetin e Shkupit, Kumanovës dhe Gostivarit, u ndanë certifikata për pjesëmarrje të suksesshme për të gjithë pjesëmarrësit në projekt.
Certifikatat për nxënësit e qytetit të Kumanovës dhe Gostivarit i ndau nënkryetarja e Forumit Rinor Islam, Zuljeta Fetai. Për nxënësit nga qyteti i Shkupit certifikatat i ndau Arsim Jonuzi, trajnues në projektin Talentium.