Këtë të shtunë, në qytetin e Shkupit filloi realizimi i projekti “Incept”, i cili ju dedikohet të rinjve, veçanërisht nxënësve të shkollave të mesme. Në fillim të takimit të parë u bë njoftimi me ekipin punuese, ku kryetari i degës Shkup, Afrim Demiri prezantoi temën mbi rëndësinë e organizatave joqeveritare, realizimin e projekteve dhe aktivizimin e Forumit Rinor Islam ndër vite.

Në vijim, pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe dhe kishin për detyrë të bënin një organizatë të cilën e shohin si të nevojshme për ta, dhe të shpjegonin se çfarë aktivitetesh do kishin pasur dëshirë të realizonin.

Në fund u përmbyll me disa lojëra interesante në mënyrë që të formohen lidhje edhe me të forta mes nxënësve.

 

Shkup, 19 shkurt 2022