Të dielën, më 27.02.2022, me fillim nga ora 10:00, u realizuan punimet e kuvendit të XV raportues të Forumit Rinor Islam.
Kuvendi filloi me leximin e ajeteve kuranore nga hafëz Uvejs Murtezi, për të vazhduar pastaj me fjalimin e kryetarit të deritanishëm të kuvendit, mr. Vullnet Selmani.
Vijoi më pas fjala e rastit e kryetarit të FRI, mr. Xhabir Emini, i cili përshëndeti kuvendin, dhe uroi punë të mbarë punimeve.
Ndër mysafirët, fjalim përshëndetës mbajti kryetarja e AAG, Ajgyl Sulejman, dhe ish-kryetari i Forumit Rinor Islam, Fisnik Shabani.
Kryetari i fondacionit Axis, hoxha Rufat Sherifi, përveç fjalimit të tij përshëndetës, përpara kuvendarëve mbajti një ligjëratë të shkurtë me mesazhe të vyera për to.
Kuvendi fillimisht votoi dorëheqjen e kryetarit të deritanishëm, mr. Vullnet Selmani, dhe zgjodhi Liridon Ismailin për kryetar të ri të kuvendit.
Raportin e aktiviteteve të FRI, për periudhën Tetor 2020 – Dhjetor 2021, e prezantoi kryetari i FRI, mr. Xhabir Emini, dhe më pas vijoi debati mbi të njëjtin. Kuvendi miratoi këtë raport.
Raportin financiar të FRI, për të njëjtën periudhë e prezantoi sekretari gjeneral, Abdulhamit Mustafa. Pas debatit për këtë raport, kuvendi votoi për të miratuar raportin.
Kuvendi diskutoi për ndryshimin e disa pikave të rregullores së kuvendit, dhe solli disa vendime të reja lidhur me rregulloren e brendshme të kuvendit.
Punimet e kuvendit i përmbylli kryetari i sapo zgjedhur, Liridon Ismaili.
Strugë, 27 shkurt 2022