Dita e mësuesit, 7 marsi këtë vit nga Forumi Rinor Islam u shënua me një panel diskutimi në hapësirat e sallës së Komunës Çair në Shkup.
Fillimisht të pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti kryetari i FRI – së, Xhabir Emini, e më pas iu uroi mirëseardhje nikoqiri i kësaj ngjarjeje, kryetari i degës Shkup pranë FRI – së, Afrim Demiri.
“Arsimi në shkollat shqipe, sfidat dhe e ardhmja” ishte tema e cila u elaborua para shumë nxënësve, studentëve dhe arsimdashësve nga panelisti prof. Naser Miftari.

Profesori e filloi panelin duke treguar mbi historinë e shkollës së parë shqipe, mundin dhe sakrificën e mesuesve të parë dhe rëndësinë që ka pasur shkolla.
Theks të veçantë iu dha sfidave dhe problemeve me të cilat përballet sot arsimi, ku u përmendën më shumë se 12 pika, gjithashtu u numëruan edhe disa ndryshime të cilat duhet të bëhen në fushën e arsimit të vendit tonë.

Në pjesën e fundit nxënësit dhe studentët iu bashkangjitën këtij diskutimi duke parashtruar pyetje dhe duke shprehur mendimet si dhe idetë e tyre.

7 mars 2022, Shkup