Forumi Rinor Islam në Kërçovë në bashkëpunim me Institutin e Transfuziologjisë dhe Kryqin e Kuq organizoi aksion për dhurimin e gjakut. Aksioni “Shpëto jetë, dhuro gjak!” u realizua me fillim nga ora 10:00 në hapësirat e H/R Arabella në Kërçovë. Aktiviteti në fjalë, është realizuar disa herë nga FRI- Kërçovë, duke marrë në konsideratë shërbimin që mund të kryej i njëjti.

Aksioni përfundoi me sukses duke mbledhur 30 njësi gjaku të dhuruar, të cilët më vonë do të përdoren për nevoja mjekësore. Vlen të përmendet se aksioni që realizon FRI në Kërçovë, është nga më të suksesshmit nga lloji i vet.

Aktivitete të këtilla i realizojmë me bindjen se nevoja për gjak vazhdon të jetë evidente, dhe dhurimi i tij do të zgjidhte shumë probleme për dikë.

 

12 mars 2022, Kërçovë