Projekti “Incept” që po realizohet në kuadër të “Mozaikut rinor” ka vazhduar me takimet e rregullta edhe këtë fundjavë, duke iu afruar fundit në pjesën më të madhe të degëve të FRI.

Në degë e Kumanovës u realizua takimi i fundit me temë “Zhvillimi emocional” të cilën e ligjëroi Valon Elezi. Në këtë takim ato gjithashtu e bënë edhe mbylljen solemne të projektit.

Tema “Zhvillimi emocional” u trajtua në qytetin e Shkupit, nga Zuhri Kamberi; ndërsa në qytetin e Tetovës Afrim Demiri trajtoi temën “Menaxhimi i vetës në kohë”.

Në qytetin e Kërçovës u diskutua mbi temën “Shpjegimi logjik i 6 kushteve të besimit”, me ligjërues Kujtim Kasami; ndërsa në degën e Prilepit, Veton Ibrahimi trajtoi temën “Jeta me rrjete sociale. Anët pozitive dhe negative.”

26 mars 2022