Më datë 29 Dhjetor Sektori i Femrës pranë FRI-së realizoi seminar edukativ me moto:”Rëndësia e veprimtarisë së femrës në Islam”, në Kafeklubin FRI Shkup.
Në fillim të seminarit fjalë përshëndetëse mbajti përgjegjësja e sektorit të femrës znj.Esma Sherifi e cila theksoi rëndësinë e organizimit të këtyre seminareve, ngase një ndër aktivitetet primare të sektorit të Femrës e cila paraqet boshtin kurrizor të veprimtarisë është edhe ngritja e anëtareve dhe aftësimi i tyre.
Ligjërues në këtë seminar ishte Kryetari i Forumit Rinor Islam z.Fevzi Musliu. Tema e shtjelluar në këtë seminar ishte ”Thirrësja aktive me idelae të larta dhe e pregaditur për punë kolektive“.
Ligjërata në fjalë u mbajt në tre seanca ku në fund pasoi edhe një grup punues. Pjesëmarrëse në këtë seminar ishin anëtare dhe aktiviste të sektorit të Femrës pranë FRI-së nga të gjitha degët ku ajo vepron.
Njëherit ky është seminari i parë nga cikli i seminareve që planifikon të realizon Sektori i Femrës gjatë vitit.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam
EDITOR
12 years ago
previous article
Forumi Rinor Islam Dega Tetovë organizoi Kuvendin e Dytë
you might also like
RIFILLON PROJEKTI “EUREKA” NË SHKUP DHE KËRÇOVË
4 hours ago
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
4 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
4 days ago