Vijojnë ligjëratat dhe aktivitetet në kuadër të Takimit Rinor Ballkanik “Rinia përballë krizave – ndërveprimi dhe zgjidhjet”, që po realizohet në qendrën e Forumit Rinor Islam në Shkup, ku janë mbledhur të rinj nga i gjithë rajoni.

Si zakonisht, aktivitetet filluan me leximin e ajetve kuranore, për të vijuar me trajnimin “Si ti shendojmë krizat në mundësi” me trajnues Endrit Maçi dhe me ligjëratë “Roli i të rinjve në tejkalimin e krizave” ligjëruar nga Vladimir Kera. Në ditën e sotme u bë edhe prezantimi i gjashtë organizatave tjera.

Pas ushqimit të drekës vijoji falja e namazit të drekës dhe ikindisë në xhaminë “Murat Pasha” dhe vizita e qendrës tregtare “East Gate”.

Shkup, 11 shtator 2022