Forumi Rinor Islam – dega në Tetovë, mbrëmë realizoi ligjëratën e hapur me temë “Personaliteti i Muhamedit a.s. në mileniumin e ri”, me ligjërues Dr. Bashkim Aliun.

 

Teologu i nderuar theksoi disa pika të rëndësishme nga personaliteti i Muhamedit a.s. të cilat myslimanët e kohës tonë duhet ti kenë parasyshë dhe ti praktikojnë gjatë jetës.

 

Pas ligjëratës në fjalë, në formë të pyetjeve dhe përgjigjeve u diskutua për disa sfida dhe problematika me të cilat ballafaqohen myslimanët në ditët e sodit dhe si duhet të trajtohen ato.

 

Tetovë, 27 tetor 2022