Si pjesë e platformës “Mozaiku rinor”, që tregoi një sukses të veçantë me aktivitet e vitit të kaluar, këtë fundjavë, përskaj degës së Pripelit, projekti “Eureka” ka filluar edhe në qytetin e Kumanovës dhe të Kërçovës.

Në degën e Prilepit u realizuar trajnimi “Jeta me rrjete”, ku u fol për anët pozitive dhe ato negative të rrjeteve sociale, dhe për përdorimin e drejtë të tyre. Në cilësinë e trajnuesit para pjesëmarrëve ishte kryetari FRI – dega në Prilep, Veton Ibrahimi.

Në Kumanovë dhe në Kërçovë u realizua takimi i parë që përfshin njoftim të ekipit të FRI dhe pjesëmarrësve, prezantim i organizatës dhe prezantim të projektit. Ky takim, në të dy degët u realizua nga ekipi i punës.

Projekti pritet të fillojë edhe në qytetin e Shkupit, Tetovës dhe të Gostivarit, gjatë javëve që vijnë. Gjithashtu, këtë vit do të realizohen edhe projekti “Incept” dhe “Talentium”, ku do të ju jepet mundësia e pjesëmarrjes nxënësve të shkollave të mesme.

29 tetor 2022