Ka vazhduar edhe këtë javë realizimi i projektit “Eureka” në degët e Forumit Rinor Islam, duke filluar me takimet edhe në qytetin e Tetovës.

 

Në degën e Kumanovës u realizuar trajnimi “Jeta me rrjete”, kur në rolin e trajnuesit ishte Afrim Demiri. Tema përmban trajtimin e pjesës negative dhe asaj pozitive të rrjeteve sociale.

 

Në Kërçovë u mbajt takimi i dytë, ku Zurijet Sulejmani u prezantua para nxënësve me temën “Rrjetet sociale, anët negative dhe pozitive”. Përmes kësaj teme u trajtuan disa nën-tema, si: koha, formimi i personalitetit, bullizmi, përdormi i drejtë i medias.

 

Në qytetin e Tetovës, u realizuar takimi i parë për këtë vit akademik. Në këtë takim bëhet njoftimi i nxënësve në mes vete, prezantimi i FRIsë dhe njoftimi i nxënësve me grupin e punës. Këtë takim në Tetovë e udhëhoqi kryetari i degës, Mevlan Abazi.

 

Vlen të përmendet që mënyra e realizimit në këto takimi dallon nga edukimi formal, dhe për qëllim kryesor ka trajtimin e temave në mënyrë sa më argëtuese, ashtu që të ketë një ndikim real pozitiv në ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë.

 

5 nëntor 2022