Gjatë fundjavës ka vazhduar realizimi i projekteve të “Mozaikut Rinor”, “Eureka”, me nxënësit e klasave të nënta, dhe “Incept”, me nxënësit e viteve të para.

Në qytetin e Shkupit, është realizuar trajnimi “Të mësuarit efektiv”, me pjesëmarrësit e “Eurekës”, ku në cilësinë e trajnueses ishte Kujtesa Xheladini. Sa i përket projektit “Incept”, që momentalisht realizohet vetëm në Shkup, tema e trajnimit ishte “Ndikimi i bullizmit tek të rinjtë” me trajnuese Gilimane Osmani Musliji.

Dega e Kumanovës këtë javë realizoi një aktivitet më ndryshe në kuadër të temës “Të jetuarit shëndetshëm”. Ato së bashku me nxënësit realizuar lojëra të futbollit dhe volejbollit.

Tema e takimit me pjesëmarrësit nga Tetova ishte “Jeta me rrjete”, temë që ka të bëjë me rrjetet sociale, e në cilësinë e trajnuesit ishte përgjegjësi i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun pranë FRI, Ebrar Sherifi.

Në qytetin e Kërçovës tema e takimit të kësaj jave ishte “Si të kontribuojmë në shoqëri”, dhe në cilësinë e trajnuesit ishte kryetari i FRI – dega në Shkup, Afrim Demiri.

Në Prilep temë e trajnimit ishte “Të jetuarit shëndetshëm”, ku përpara nxënësve u paraqit dr. Lavdrim Memeti.

26 nëntor 2022