Forumi Rinor Islam – Dega Tetovë filloi me ciklin i ligjëratave fetare për gjinin femrore.
“Pesha e Mirësisë” ishte tema e parë e shtjelluar në kuadër të ciklit në fjalë nga ligjëruesja e mirënjohur Sumeja Peza.

Teloge Peza përmendi disa ngjarje nga historia e jetës së profetëve ku theksohet mirësia, si shembull në mësimet islame. Në theks të veçantë vendosi disa këshilla se si të përmisojmë veten në shpërndarjen e mirësisë. Pjesa e fundit e takimit u takoi pjesëmarrësve me pyetjet e tyre dhe interesin e përgjithshëm në këtë temë.

Vlen të theksohet se cikli i ligjëratave do të vazhdohet me tema edhe të tjera.

 

Tetovë, 1 dhjetor 2022