Me datë 23-24.03.2012, Sektori i Femrës – FRI dega Shkup organizoi kamping dy ditor në “Kodrën e Diellit”. Në këtë kamping  morën pjesë nxënëse të shkollave të mesme dhe aktiviste të sektorit  FRI-dega Shkup.
Krahas aktiviteteve rekreative në këtë kamping, pjesmarëset patën rastin të dy ligjërata, njërën nga ana e kryetarit të FRI-së Fevzi Musliu dhe nga përgjegjësja e Sektorit të Femrës teologia Esma Sherifi. Gjatë këtij kampingu u realizuan shumë aktivitete rekreative të përbashkëta, gjithashu u diskutua edhe për aktivitetet e FRI-për të cilët synohet të realizohen gjatë vitit.
Në fund, të gjithë pjesëmarrëset shprehën kënaqësinë e tyre nga ky kamping , i cili sigurisht se nuk do të jetë i fundit meqë pikniqet dhe kampingjet janë ndër aktivitetet e rregullta të Sektorit të Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup.
 

Sektori Femres - Kampingu ne Kodren e Diellit
Sektori Femres – Kampingu ne Kodren e Diellit