KRYETARI I FRI-SË, MR. XHABIR EMINI LIGJËROI NË SHKUP

Cikli i ligjërata nën moton “Derisa të ndryshojmë veten” e cila realizohet tanimë disa javë nga Departamenti i Edukimit pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup, këtë javë të ftuar kishte kryetarin e Forumit Rinor Islam, Mr. Xhabir Emini.

Para shumë nxënësve e studentëve takimin e filloi hafizi Uvejs Murtezi me leximin e disa ajeteve nga Kurani Fisnik.

“Të shumtë besojnë destinacionin e dynjasë, por pak përgatiten për të” ishte tema e cila u shtjellua nga kryetari i cili përmendi disa elemente si: besimi dhe bindja në destinacionin e përhershëm, dallimi mes besimit e bindjes duke treguar dhe shumë shembuj nga jeta e profetëve. Gjithashtu theksoi se kjo botë është mejdan i garave për botën e ardhshme. Në fund të pranishmit u këshilluan edhe me një plan të veprave të mira, si të planifikojmë, veprat më të mira, qëllimet e tyre etj.

Pas ligjëratës vijoi një koktej modest, në të cilin u diskutua edhe më shumë tema e lartëpërmendur nga të rinjtë mes vete dhe në bashkëbisedim me kryetarin.

Shkup, 12 dhjetor 2022