Fillimin e këtij viti, FRI – dega Prilep e filloi me realizimin e ligjëratës fetare ku si ligjërues ishte kryetari i Forumit Rinor Islam, mr. Xhabir Emini.

 

Takimin e filloi Ardit Osmani duke lexuar disa ajete nga Kurani fisnik më pas fjalë përshëndetëse pati kryetari i FRI – dega Prilep, Veton Ibrahimi, dhe më pas ligjëruesi vazhdoi me ligjëratën.

 

“Të shumtë besojnë destinacionin e dynjas, por pak përgatiten për të” ishte tema që u trajtua para të pranishmëve ku kryetari fillimisht tregoi definicionin e besimit dhe bindjes dhe dallimin ndërmjet tyre nga këndvështrimi fetar, pastaj u përmendën shembuj nga jetët e profetëve për nivelin e bindjes së tyre. Përveç kësaj ligjëruesi tregoi se si besimtari duhet që t’i parashtrojë disa pyetje vetes në mënyrë që të vendos qëllime e të përgatitet për destinacionin final e që ai destinacion është Xheneti.

 

Në fund të ligjëratës këtë takim e zbukuroi Qemal Emini me këndimin e disa ilahive.

 

Prilep, 5 janar 2023