Forumi Rinor Islam – dega Kumanovë ka përmbyllur projektin “Incept”, që është realizuar me nxënësit e viteve të para dhe të dyta të shkollave të mesme të Kumanovës.
Ligjërata e fundit e projektit në fjalë ishte rreth “Bullizmit”, dhe u trajtua nga Kujtesa Xheladini, ndërsa pas ligjëratës u bë mbyllja solemne.
Fjalë përshëndetëse në mbylljen solemne kishte përgjegjësi i projektit në Kumanovë, Memedali Limani, dhe anëtari i ekipës së punës, Bunjamin Selimi; për të vijuar më pas shpërndarja e certifikatave dhe dhuratave për pjesëmarrësit.
Shpërndarja e certifikatave u bë nga kryetari i FRI – dega Kumanovë, Erduan Kurtishi, nënkryetari, Zeqir Esati dhe përgjegjësi i projektit, Memedali Limani.
Në fund të ceremonisë, brenda ambienteve të zyrave të degës, u organizua një koktej me të pranishmit.
Kumanovë, 21 janar 2023