Edhe këtë fundjavë kanë vazhduar takimet e “Mozaikut rinor” në qytetin e Kumanovës, Shkupit, Tetovës dhe Kërçovës.

 

Në degën e Kumanovës, ku ka filluar realizimi i projektit “Talentium”, u realizua trajnimi “Hyrje në kursin e komunikimit”, ku në cilësinë e ligjëruesit u prezantua Liridon Ismaili; kurse në qytetin e Kërçovës, ku po realizohet i njëjti projekt, tema që u trajtua ishte “Debati dhe rregullat e tij” me ligjërues Fisnik Shabani.

 

Në degën e Tetovës, si pjesë e projektit “Incept” u trajtua tema “Bullizmi” dhe si ligjëruese para pjesëmarrësve u prezantua Kujtesa Xheladini.

 

Në Shkup është realizuar takimi i dytë i projektit “Talentium”. Tema që u trajtua ishte “Arti i të folurit në publik”, me ligjërues Bujar Idrizi.

 

28 janar 2023