Forumi Rinor Islam – dega Kumanovë në bashkëpunim me restorantin Arcus realizuan mbushjen e 50 shportave me vlerë prej 1550 denarëve për tua zgjatur dorën njerëzve në nevojë, skamnorëve dhe për tua rikthyer buzëqeshjen jetimëve.
“Shporta e Ramazanit” është e vendosur në dy pika të qytetit në marketin Selman Turizëm dhe Musli market, dhe janë të hapura nga ora 10:00 deri në orën 17:00 nga e hëna deri të shtunën.
Fshij një lot, dhuro aq sa ke mundësi për të mbushur një pako me vlerë 1550 denarë me gjërat elementare ushqimore dhe higjienike.
Kumanovë, 12 prill 2023