Forumi Rinor Islam – dega Shkup me rastin e festës së Fitër Bajramit, në hapësirat e sajë realizoi “Koktejin e Bajramit” me anëtarët dhe aktivistët e kësaj dege.
Fjalë rasti iu dha kyetarit të FRI – Dega Shkup, Afrim Demiri i cili fillimisht iu uroi mirëseardhje të pranishmëve dhe falënderoi ata për prezencën e tyre në këtë manifestim të përbashkët.
Nuk munguan edhe dekorimet, ëmbëlsirat e ilahitë të përgatitura nga aktivistët e kësaj dege.
Pas një kontributi përgjatë muajit të Ramazanit, në një atmosferë freskuese, vëllazërore dhe shoqërore të tubuar të gjithë sëbashku uruan Fitër Bajramin njëri tjetrit.
Kokteji vijoi me urime dhe bisedë të lirë mes aktivistëve.
Shpresojmë që kokteji në fjalë synon të mbetet aktivitet tradicional për festën e Bajramit.
23 prill 2023, Shkup.