Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara për nxënësit fillorist, Forumi Rinor Islam realizoi trajnim me pjesëmarrësit që kanë ndjekur projektin Eureka gjegjësisht nxënësit e klasave të nënta nga qyteti i Shkupit dhe Kërçovës. Trajnimi filloi me fjalë përshëndetëse nga përgjegjësja e platformës Mozaiku Rinor, Ermira Idrizi.
“Me çfarë do të ballafaqohem si nxënës i shkollës së mesme?” ishte tema e cila shtjellua nga prof. Edlira Destani, e cila në formë atraktive diskutoi me nxënësit se me çfarë sfida do të ballafaqohen në shkollë të mesme, si të tejkalohen të njejtat, si duhet të jenë të motivuar për të vazhduar tutje dhe mënyra tjera si të veprojnë përgjatë shkollimit të mesëm.
13 maj 2023, Shkup