Shqyrtimi i çështjes së dhënies së gjakut, nga ana e një gruaje, për një fëmijë i cili ende nuk i ka mbushur dy vjet. Ky veprim, a e ka tretmanin e gjidhënies apo jo? Dhe a lejohet të merret kompenzim për këtë veprim, apo jo?
VENDIMET E SESIONIT TË NJËMBËDHJETË, I MBAJTUR PREJ DITËS SË DIEL 13 REXHEB DERI NË DITËN E DIEL 20 REXHEB 1409H/ 19-26 SHKURT 1989
VENDIMI I TRETË
PËRKITAZI ME DISPOZITËN E DHËNIES SË GJAKUT NGA ANA E NJË GRUAJE PËR NJË FOSHNJE E CILA ENDE NUK I KA MBUSHUR DY VJET. A E KA KY VEPRIM TRETMANIN E GJIDHËNIES, APO JO? POASHTU, A LEJOHET TË MERRET KOMPENZIM PËR GJAKUN QË JEPET, APO JO?
I tërë falënderimi i sinqertë i takon vetëm Allahut Nji, përshëndetjet, paqa dhe shpëtimi qofshin mbi atë pas të cilit nuk ka të dërguar tjetër, zotëriun dhe të dërguarin tone Muhammedin, familjen dhe shokët e tij.
Këshilli i Akademisë së Fikhut Islam pranë Ligës së Botës Islame, në seancën e tij të njëmbëdhjetë, të mbajtur në Meke El-Mukerreme prej ditës së Diel, 13 Rexheb 1409h, që përputhet me datën 19 Shkurt 1989 të kalendarit Gregorian deri në ditën e diel 20 Rexheb 1409 që përputhet me datën 26 Shkurt 1989 të kalendarit Gregorian, e shqyrtoi çështjen e dhënies së gjakut, nga ana e një gruaje, për një fëmijë i cili ende nuk i ka mbushur dy vjet. Ky veprim, a e ka tretmanin e gjidhënies apo jo? Dhe a lejohet të merret kompenzim për këtë veprim, apo jo?
Pas diskutimeve nga ana e anëtarëve të Këshillit, sipas të gjitha mendimeve të të pranishmive, u arrit në përfundim se:dhënia e gjakut nuk e ka tretmanin e pirjes në gji. Ndalesat fetare janë të plotfuqishme nëse foshnjes i jepet gji në këtë moshë, por jo edhe gjak.
Për sa i përket marrjes së kompenzimit për gjak, apo thënë ndryshe, shitja e gjakut, Këshilli mendon se ky veprim nuk është i lejuar, ngase gjaku është prej gjërave të ndaluara të përmendura në mënyrë taksative në Kur’an bashkë me coftinën dhe mishin e derrit. Për këtë, nuk lejohet të shitet dhe të merret kompenzim për të. Në hadith autentik qëndron:”Allahu i Madhërishëm kur e ka ndaluar diçka, e ka ndaluar edhe shitjen e tij”. Poashtu, është vërtetuar se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. e ka ndaluar shitjen e gjakut. Përjashtim nga kjo bëjnë rastet e domosdoshme për shkaqe shëndetësore, nëse nuk ka njerëz që vullnetarisht japin gjak. Gjërat e domosdoshme i lejojnë gjërat e ndaluara, aq sa ka nevojë të plotësohet domosdoshmëria. Në rastet e këtilla i lejohet blerësit që të jep kompenzim, ndërkaq mëkati bie mbi atë që e merr kompenzimin për këtë gjë. Megjithatë, nuk është e ndaluar që të jepet diçka si dhuratë apo shpërblim, për ta stimuluar këtë veprim njerëzor human. Kjo, ngase në këtë rast, ajo që jepet është dhuratë vullnetare, e jo kompenzim.
Bekimi i Allahut dhe paqa e përshëndetjet e shumta qofshin mbi zotëriun tonë Muhammedin, familjen dhe shokët e Tij.
Falënderimi i plotë i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve.
Nënshkruar nga:
KRYETARI I KËSHILLIT TË AKADEMISË SË FIKHUT
Abdu-l-Aziz Abdullah ibën Baz
ZAVENDËSKRYETARI
Dr.Abdullah Omer Nesif.
SEKRETARI I KËSHILLIT TË AKADEMISË SË FIKHUT ISLAM
Dr.Talal Omer BaFekih.
Pasojnë nënshkrimet e anëtarëve tjerë:
Muhammed ibën Xhubejr, Dr.Bekër Ebu Zejd, Abdullah Abdurrahman El-Bessam, Salih ibën Feuzan ibën Abdullah El-Feuzan , Muhammed ibën Abdullah ibën Sebil, Mustafa Ahmed Ez-Zerka, Dr.Jusuf El-Kardavi, Muhammed Reshid Kabbani, Muhammed Esh-Shadhli, Ebu Bekër Mahmud Xhumi, Dr.Ahmed Fehmij Ebu Sunne, Muhammed El-Habib ibën El-Huxha, Muhammed ibën Salim ibën Abdu-l-Vedud.
Prej arabishtes:Bashkim Aliu