Në ambientet e Qendrës Rinore të FRI -së, FRI – Dega Shkup filloi me ciklin i ligjëratave javore nën moton “Drejt kënaqësisë së Zotit”.
“Morali i muslimanit bashkëkohor” ishte tema e parë në kuadër të ciklit të lartëpërmendur, e cila u shtjellua nga hoxhë Zija Ismaili.
Të pranishmit i përshëndeti edhe nikoqiri i këtij takimi, kryetari i FRI – Dega Shkup, Afrim Demiri, i cili u uroi mirëseardhje të pranishmëve dhe informoi për zhvillim e ligjëratave në kuadër të ciklit “Drejt kënaqësisë së Zotit”.

 

Shkup, 02 nëntor 2023