Ditën e premte më 25.01.2013, me vizitën që u bë në spitalin e Kërçovës në të gjitha repartet, nga Sektori i Femrës pranë degës së Forumit Rinor Islam, me të cilin rast u bë edhe shpërndarja e disa dhuratave modeste.
Fushata e cila realizohet me rastin e ditëlindjes së Muhamedit a.s. vazhdoi më pas pas namazit të xhumasë ku prej ora 13 deri 15 u bë shpërndarja ë ëmbëlsirave në sheshin e qytetit, ku kalimtarë të rastin patën rastin të shërbehen më nga një ëmbëlsirë dhë të ju shpjegohet arsyeja e aktivitetit nga përfaqësueset e Sektorit të femrës. Si musafire speciale e kësaj ngjarje që e realizon (SF) këtu në Kërçovë ishte znj.Vjollca Mehmedi – Nuredini, deputete e kësaj zone, e cila ngeli e impresionuar nga ideja dhe aktiviteti në fjalë dhe e cila premtoi se do të jetë në mbështetje të aktiviteteve të këtij lloji.
Përveç këtyre aktiviteve që u realizuan brenda ditës FRI-dega në Kërçovë, në mbrëmje në ora 19.00 h realizoi një program kulturoro artistik, në xhaminë e fsh.Trapçindoll, ku të pranishmit patën rastin të ndëgjojnë ligjëratën “Profeti ynë shembull” nga Mr. Kujtim Kasami, recitale, ilhije etj.
Sektori i Femrës vazhdoi me aktivitete edhe të shtunën dhe të dielën duke realizuar në katër xhami program kulturo artistik, i cili përmbajti ligjëratë mbi jetën e Muhamedit a.s., ilahije, recitale etj.
Vlen të theksohet se FRI- dega në Kërçovë më 02.02.2013 do të realizoj aktvitetin kryesor të kësaj fushate tryezën e rrumbullakët në H/R Arabella, më 17.30h.
Fushata ne fjalë në aspekt medial ndiqet nga televizionet lokale Tv Uskana dhe Tv Gurra.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam