Pas një peticioni kundra rishikimit të teksteve shkollore të historisë me ndërhyrjen qeveritare turke, Gazeta Shqiptare mori një intervistë nga historiani Arben Puto, i cili ndër të tjera tha:
Jam kundër rishikimit të historisë me ndikime nga turqit, por e quaj të tepërt reagimin në atë formë, pra me anë të një peticioni”. Kështu është shprehur dje në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” historiani i njohur, prof. Arben Puto. Ndonëse e kupton shqetësimin e intelektualëve që kanë firmosur peticionin drejtuar qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës, ai thotë se nuk mendon që problemi ka përmasa kaq të mëdha. “Nisma e rishikimit është absurde, por nuk ka shanse që të ketë ndikime nga turqit.
Duke shpjeguar arsyet se pse nuk firmosi në këtë peticion, Ardian Vehbiu shkruan në blogun e tij se
kam përshtypjen se ky presion që u bëhet historianëve të Kosovës, nga qindra pesha relativisht “të rënda” të mendimit bashkëkohor shqiptar, është njëlloj kundërprodhues sa edhe presioni nga cilido burim tjetër, përfshi këtu edhe vetë autoritetet shtetërore të Turqisë.
Përtej imponimit mbi historianët në këtë peticion, në një koment të këtij shkrimi ai shton se
Në fakt, unë dyshoj se turqit janë thjesht koka e turkut këtu; dhe se pas censurës për ndërhyrjen e turqve fshihet një censurë tjetër – ose ajo e ruajtjes me çdo kusht e programit patriotik të Rilindjes (të cilit tani i ka mbetur veç naftalina), i cili program u duhet për riprodhim pjesës më naive të firmëtarëve; dhe një e dytë, më e thellë, e nevojës për të frenuar përparimin e Islamit në Kosovë; ku turqit janë sërish metafora. Thashë dyshoj – po bëjmë muhabet – dhe nuk kam prova për sa them
Duhet vërejtur se është e habitshme që në një kohë kur vërehet me alarm ritja e nacionalizmit shqiptar, nuk pati reagim as ndaj fragmenteve të tilla në peticion ku thuhet:
Pashallarët, ushtarakët, zyrtarët apo shtetarët e lartë të Perandorisë Osmane, qofshin këta edhe kryeministra që i kanë shërbyer Portës së Madhe, pavarësisht nga origjina e tyre shqiptare nuk kanë vlerë për historinë tonë kombëtare
Sipas asaj që thuhet këtu, këta bejlerë e pashallarë – figurat kryesore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – nuk janë pjesë e historisë tonë kombëtare, e historisë pa pashallarë:
Ali bej Gucia, Iljaz pashë Dibra, Hasan pashë Tetova, Ymer Prizreni (kryetar i komisionit organizator të Kuvendit), Abdullah pashë Dreni, Ahmet Koronica, Shaban bej Prizreni, Zija bej Prishtina, Jashar bej Shkupi, Shaban bej Peja, Filip Doda, Sulejman Vokshi, Shuajip Spahiu, Ali Ibra (Neza), Abdyl Frashëri
E sigurisht përjashtohen nga ky kuptim i historisë së Shqipërisë edhe bejlerët e pashallarët e përmendur këtu, firmëtarë të Pavarësisë së Shqipërisë nga figurat e larta të Perandorisë Osmane nga pashallarët e bejlerët shqiptarë:
- Berati: Sami Bej Vrioni, Ilias Bej Vrioni, Taq Tutulani, Babë Dud Karbunara (Jorgji Karbunara)
- Çamëria: Veli Gërra, Jakup Veseli, Rexhep Demi, Azis Tahir Ajdonati
- Delvina: Avni Bej Delvina
- Durrësi: Abaz Efendi Çelkupa, Mustafa Agë Hanxhiu, Jahja Ballhysa, Dom Nikollë Kaçorri
- Dibra: Myfti Vehbi Dibra, Sherif Langu
- Elbasani: Lef Nosi, Shefqet Dajiu, Qemal Karaosmani, Dervish bej Biçaku
- Gramsh-Tomorricë: Ismail Qemali Gramshi;
- Gjirokastra: Elmaz Boçe, Veli Harxhi, Myfit Bej Libohova, Petro Poga, Jani Papadhopulli
- Janina: Kristo Meksi, Aristidh Ruci
- Kosova, Gjakova, Plava-Gucija: Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, Salih Gjuka, Mit’hat Bej Frashëri, Mehmet Pashë Deralla, Isa Boletini, Riza Bej Gjakova, Hajdin Bej Draga, Dervish Bej Ipeku, Zenel bej Begolli, Qerim Begolli
- Korça: Pandeli Cale, Thanas Floqi, Spiro Ilo
- Kruja: Mustafa Merlika
- Lushnja: Qemal Bej Mullai, Ferit Bej Vokopola, Nebi Efendi Sefa
- Mati: Ahmet Bej Zogolli, Riza Bej Zogolli, Kurt Agë Kadiu
- Ohri dhe Struga: Zyhdi Bej Ohri, Dr. H. Myrtezai, Nuri Sojlliu, Hamdi Bej Ohri, Mustafa Baruti, Dervish Hima
- Peqin: Mahmud Efendi Kaziu
- Përmet: Veli Bej Këlcyra, Syrja Bej Vlora
- Pogradeci: Hajdar Blloshmi
- Tepelena: Feim Bej Mezhgorani
- Tirana: Abdi Bej Toptani, Murat Bej Toptani, Ymer Sollaku
- Skrapar: Xhelal Bej Koprencka, Hajredin Bej Cakrani
- Shijak: Xhemal Deliallisi, Ymer Bej Deliallisi, Ibrahim Efendiu
- Shkodra: Luigj Gurakuqi
- Vlora: Ismail Qemali, Zihni Abaz Kanina, Aristidh Ruci, Qazim Kokoshi, Jani Minga, Eqrem Bej Vlora
- Kolonia shqiptare Bukureshtit: Dhimitër Zografi, Dhimitër Mborja, Dhimitër Berati, Dhimitër Ilo /e-zani/