Departamenti i edukimit pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup
vazhdon me realizimin e ligjëratave mujore për vajza e gra.
Si ligjëratë e rradhës e cila u trajtua nga teologeja e mirënjohur Sumeja Peza
ishte: “Nën hijen e ajeteve të sures Jasin”.
Fillimisht u lexuan disa ajete nga Kurani Famëlartë,
e më pas vijoi ligjërata e lartpërmendur.
Pjesa e fundit e takimit u takoi pjesëmarrësve me pyetjet e tyre
dhe interesin e përgjithshëm në këtë temë.
26 dhjetor, 2023