Forumi Rinor Islam – Dega Shkup realizoi Kuvendin e XV raportues në hapësirat e zyreve në Shkup. Ky takim filloi me leximin e disa ajeteve të Kuranit Fisnik nga hafiz Sejjid Idrizi.

Më pas para kuvendarëve fjalë përshëndetëse kishte kryetari i FRI – së, dega Shkup, Afrimi Demiri i cili shprehi falenderimet e tij për secilin prej anëtarëve dhe aktivistëve si dhe donatorët të cilët mundësuan realizimin e gjithë aktiviteteve gjatë vitit 2023.

Me përzgjedhjen e kryetares së re të kuvendit filluan punimet e këtij kuvendi. Kryetare e re e kuvendit u zgjodh Zuljeta Fetaovska, më pas vijoi prezantimi i aktiviteteve të realizuara gjatë vitit 2023 nga  kryetari i FRI – Dega Shkup, Afrim Demiri.

Në fund u prezantua edhe aspekti financiar i po të njejtit vit. Për të gjitha pikat e kuvendit kishte hapësirë për diskutime dhe të njejtat u miratuan nga kuvendarët.

 

Shkup, 26 janar 2024