Forumi Rinor Islam – dega Shkup, për herë të parë vjen me një projekt të këtillë për publikun, me mjedis edukativ, arsimor e social për filloristët, dhe i pasur me aktivitete etike, fetare, kulturore dhe rekreative ku shpresojmë të jetë i dobishëm për shumë vite.

Sot në hapësirat e Forumit Rinor Islam në Shkup, u realizua hapja solemne e shkollës edukative e cila bart emrin e një personi shumë të dashur njëkohësisht qe bartës i projektit të mësimit të leximit të Kur’anit Fisnik dhe mësimbesimit fetar tek Forumi Rinor Islam, ku tashmë i ështe bashkuar botës së përjetshme “Hoxhë Sali Bislimi” dhe e lusim Allahun xh.sh. t’ia bëjë të mundur Xhennetul Firdaus për kontributin e tij të dhënë në rrugën e Allahut.

Programi filloi me leximin e disa ajeteve Kuranore nga hafiz Uvejs Murtezi, ndërsa për ta përshëndetur këtë tubim, mori fjalën kryetari i FRI-së dega Shkup, Afrim Demiri.
Njëashtu fjalë rasti para mysafirëve i’u dha edhe nënkryetarit të fondacionit Axis, hoxhë Fevzi Musliut, duke falenderuar të gjithë ata që kontribuan në çfarëdo forme, me lutje që ky projekt të vazhdojë me gjenerata të tëra.

Më pas u bë prezantimi i programit dhe aktiviteteve që do të realizohen dhe me fjalimin e përgjegjëses së kësaj shkolle Meral Halili, u përmbyll ky program, e më pas vijoi regjistrimi i nxënësve dhe shpërndarja e Elifba-ve.

 

10 shkurt, 2024