Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara për muajin e bekuar të Ramazanit nën moton “Ramazani, shkëndijë e shpresës”, Forumi Rinor Islam – Dega Shkup në bashkëpunim me komunën e Sarajit shtroi iftar për banorët e këtij rajoni në hapësirat e Restaurant Diamand Palace’s në Saraj, aktivitet ky i cili realizohet vite me rradhë.

Me fjalë përshëndetëse fillimisht të pranishmëve iu drejtua kryetari i Komunes së Sarajit, Blerim Bexheti ku shprehi falënderim për Forumin Rinor Islam i cili ndër tjerash theksoi përkrahjen e komunës për Forumin Rinor Islam dhe aktivitetet që realizon si organizatë.

Poashtu fjalë përshëndetëse kishte edhe kryetari i FRI – Shkup, Afrim Demiri ku falënderoi Komunen e Sarajit që vite me radhë janë të hapur për bashkëpunim dhe gjithashtu falënderoi të pranishmit për prezencën e tyre në këtë sofër të përbashkët iftari.

Të pranishëm ishin përfaqësues të Komunës së Sarajit, drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Sarajit, profesorë, student dhe nxënës nga po ky rajon.

30 mars 2024, Shkup