Projekti Talentium në degën e Shkupit vazhdoi këtë të shtunë me një temë të re dhe të rëndësishme “Bazat e Lidershipit”, e ligjëruar nga Medin Bajrami.

Gjatë trajnimit, ligjëruesi diskutoi konceptin e lidershipit, cilësitë e një lideri të suksesshëm dhe mënyrat e zhvillimit të këtyre cilësive. Përmes analizave dhe diskutimeve, pjesëmarrësit mësuan për rolin dhe përgjegjësitë e liderit në një grup apo organizatë, si dhe për rëndësinë e etikës dhe integritetit në lidership.

Aktivitetet praktike, lojërat e ndryshme dhe punimet në grupe ishin pjesë kyçe e këtij trajnimi, duke u mundësuar pjesëmarrësve të ushtrojnë dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre në një ambient bashkëpunues dhe mbështetës.

Ky trajnim ishte një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të aftësive drejtuese të të rinjve dhe përgatitjes së tyre për sfidat e së ardhmes. Bashkë, mund të ndërtojmë një shoqëri më të fortë dhe më të drejtë, ku lidershipi i mirë është në themel të çdo suksesi.

25 Maj, 2024
Shkup