Shkolla edukative “Haxhi Nazim Xhaferri” realizoi program festiv me rastin e Kurban Bajramit dhe njëherit edhe përmbylljen e një kapitulli të rëndësishëm për nxënësit e shkollës tonë të cilët u certifikuan për nivelet që kanë kryer.
U bashkuam për të festuar Kurban Bajramin dhe për të vlerësuar përkushtimin dhe arritjet e nxënësve gjatë këtij viti akademik.
Vlen të theksohet se këtë vit u certifikuan 87 kursistë, përfshirë këtu edhe gratë dhe vajzat e reja.
Kjo festë e bukur na kujton rëndësinë e sakrificës, falënderimit e bujarisë ndaj të tjerëve, andaj nuk munguan edhe ëmbëlsirat e dhuratat që shkëmbyen me njëri tjetrin.
“Sot nuk mjaftojnë fjalët për të përshkruar vullnetin, optimizmin e përkushtimin e këtyre bilbilave që kam në anën e djathtë për dashurinë ndaj kësaj vatre, por ja lejmë atyre dhe kohës që të tregojnë për bereqetin dhe suksesin e këtij projekti. Deri atëherë ne do të japim më të mirën e mundshme. Allahu i shpërbleftë mbështetësit, donatorët dhe organizatorët e kësaj shkolle edukative” shtoi përgjegjësja, Aishe Emini në fjalimin e saj.
Zoti i ruajtë të vegjlit tanë dhe ua shtoft vullnetin dhe përkushtimin ndaj dijes!
Kërçovë, 17 qershor 2024