Komisioni Shtetëror Zgjedhor bëri zyrtare rezultatet për 29 komunat ku u mbajt rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale 2013. Nga 100 % të votave të numëruara, këto janë rezultatet:
Tetovë: Teuta Arifi nga BDI mori 24.536 të votave apo 55,54 % të votave duke fituar Sadi Bexhetin nga PDSH i cili mori 18.521 apo 41,93 % të votave.
Gostivar: Nevzat Bejta nga BDI doli fitues me 19.348 vota apo 50,5 % të votave ndërsa Rufi Osmani i RDK mori 18.210 apo 47,51 % të votave.
Strugë: Ziadin Sela doli fitues me 57,3% të votave apo 20.770 vota përkundër Vlladimir Koçovskit që mori 15.276 apo 42,15% të votave.
Çair: Izet Mexhiti nga BDI doli fitues me 15.679 vota apo 62,72% të votave kundrejt Muhamet Thaçit nga PDSH i cili mori 6.666 apo 26,66% të votave.
Haraçinë: Brahim Ajvazi nga BDI doli fitues me 2.933 vota apo 52,11 % të votave të fituara ndërsa kandidati i pavarur Bastri Bajrami mori 2.653 vota apo 47,14 % të votave.
Studeniçan: Azem Sadiku nga PDSH doli fitues dhe mori 4.225 vota apo 49,75 % të votave ndërsa Fati Iseni nga BDI mori 4.199 apo 49,44% të votave.
Tearcë: Isen Asani nga BDI doli fitues me 5.802 të votave apo 55,87 % të votave të fituara ndërsa Ruhan Iljazi nga PDSH mori 4.444 vota apo 42,8 % të votave.
Vrapçishtë: Bajram Kadrija nga BDI doli fitues me 5.579 vota apo 51,25 % të votave ndërsa Isen Shabani nga PDSH mori 5.120 apo me 47,04 % të votave.
Bërvenicë: Enver Pajaziti nga BDI doli fitues me 4.479 vota apo 51,92 % të votave ndërsa Stojan Todorovski nga VMRO-DPMNE mori 4.049 apo 46,93 % të votave.
Komuna Qendër: Andrej Zhernovski nga “Koalicioni për ardhmërinë” doli fitues dhe mori 14.383 vota apo 50,29% ndërsa kandidati i VMRO-së, Vlladimir Todoroviq mori 13.402 vota apo 46,86% të votave.
Qyteti i Shkupit: Koce Trajanovski nga VMRO DPMNE doli fitues me 124.455 vota apo 59,35% të votave ndërsa Jani Makraduli nga LSDM mori 76.390 vota apo 38,03% të votave.
Berovë: Fitoi kandidati i VMRO-DPMNE-së Dragi Naxhinski me 50,97 vota të fituara para Zvonko Peqeski nga LSDM me 45,77 për qind të votave.
Butel: Fitoi Petre Latinovski nga VMRO-DPMNE me 65,13 për qind të votave të fituara para Kosta Naçevski nga LSDM me 31,14 për qind.
Veles: Fitoi Sllavço Çadiev nga VMRO-DPMNE me 54,4 për qind para Ace Kocevski nga LSDM me 43,41 për qind.
Bogdanc: Fitoi Anastasija Olumçeva nga VMRO-DPMNE me 52,48 për qind para Zoran Proçkov nga LSDM me 45,34 për qind.
Debarc: Igor Trajkovski nga VMRO-DPMNE me 51,59 për qind para Lupço Angelov nga LSDM me 37,54 për qind.
Dellçevë: Fitoi Darko Shehtanski nga VMRO-DPMNE me 57,18 për qind para Golupço Angelov nga LSDM me 37,54 për qind.
Jegunovcë: Fitoi Toni Koceski nga VMRO-DPMNE me 54,97 për qind para Sarko Bllazheskit nga LSDM me 42,85 për qind.
Kavadar: Fitoi Aleksandar Panov nga VMRO-DPMNE me 56,66 pët qind para Betijan Kitev me 41,09 për qind.
Karabinc: Zoran Minov nga VMRO-DPMNE me 58,78 për qind para Riste Banjeglav nga LSDM me 37,75 plër qind.
Llozovë: Fitoi Orce Cvetkovski nga VMRO-DPMNE me 54,33 për qind para Ace Vellkovskit nga LSDM me 43,64 për qind të votave.
Mogilë: Fitoi kandidati i pavarur Stevo Pickovski me 52,56 për qind të votave para Sllavko Velevski nga VMRO-DPMNE me 46,24 për qind.
Resnjë: Fitoi Gjoko Strezovski nga VMRO-DPMNE me 64,91 për qind të votave para kandidatit të pavarur Dimitar Buzlevski me 35,09 për qind.
Nagoriçan i Vjetër: Fitoi Millovan Stojkovski nga VMRO-DPMNE me 51,98 për qind të votave të fituara para Vllaste Dimkovski nga PPS me 45,34 për qind.
Çeshinovë, Obleshevë: Fitoi Kostadin Liçkov nga VMRO-DPMNE me 55,75 për qind nga votat e fituara para Goranço Kërstev nga LSDM me 41,54 për qind.
Manastir: Fitoi kandidati i VMRO-DPMNE-së Vlladimir Taleski me 54,93 për qind rë votave, kundrejt Mende Dineski nga LSDM me 41,37 për qind.
Gjorçe Petrov: Fitoi Sokol Mitrovski nga VMRO-DPMNE me 50,39 për qind të votave para Aleksandar Naumovski nga LSDM me 46,43 për qind të votave.
Karposh: Fitoi Stevço Jakimovski nfa PPS me 63,36 për qind të votave para Andrej Petrovit nga LSDM me 28,15 për qind.
Koçan: Fitoi Ratko Dimitrovski nga VMRO-DPMNE me 52,48 për qind para Mile Andomov nga LSDM 43,85 për qind të votave.
Kumanovë: Fitoi Zoran Damjanovski nga LSDM me 50,77 për qind të votave para Zoran Gjorgjievski nga VMRO-DPMNE me 47,28 për qind.
Strumicë: Fitoi Zoran Zaev nga LSDM me 51,56 për qind të votave të fituara para Vasil Pishev nga VMRO-DPMNE me 45,85 për qind të votave.
Në komunën e Dollnenit fituesi do të dihet në raundin e dytë për dy javë sepse asnjë nga kandidatët nuk e fitoi numrin e nevojshëm të votave pas rivotimit në një vendvotim. Në raundin e dytë shkojnë Abdulla Bajramosvki nga BDI me 27,31 për qind dhe Boshe Milloshoski nga VMRO-DPMNE me 28,83 për qind të votave. /Portalb
EDITOR
12 years ago
previous article
Jo "Shakiri" por Shaqiri!
next article
Fëmija me tumor në tru shënon “Taçdaun” – Video
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago