Forumi Rinor Islam ka realizuar takimin e fundit me shkollarët e mesëm dhe studentët universitar të cilën përfitojnë nga bursat mujore. Takimi u realizua në qendrën e FRI-së në Shkup, të enjten më 13 qershor 2024.

Takimi filloi me leximin e disa ajeteve Kuranore nga hafiz Sejjid Idrizi, pastaj kryetari i FRI-së, mr. Xhabir Emini, mori fjalën për të përshëndetur të pranishmit, për të vazhduar më pas me një fjalim motivues të paraqitur nga Fisnik Shabani. Tema rreth të cilës u ndërtua në këtë fjalim ishte “I riu mes zgjedhjes më të mirë”.

Pas fjalimit u bë prezantimi i një video materiali rreth ecurisë së trajnimeve, dhe krejt në fund u bë shpërndarja e certifikatave për ndjekjen e trajnimeve.

Me këtë takim përmbyllen aktivitetet tona me bursistë për vitin akademik 2023-24, pjesë e të cilave kanë qenë bursat si mbështetje materiale, ligjëratat dhe aktivitetet tjera edukative, qëllimi i përbashkët i të cilave është mbështetja e nxënësve dhe studentëve.
Shkup, 13 qershor 2024