Një grup studentësh dhe profesorësh nga universitetet “Shën Cirili dhe Metodi” nga Shkupi “Shën Kliment i Ohrit” nga Manastiri, “Goce Dellçev” nga Shtipi, Universiteti shtetëror i Tetovës dhe nga Akademia Ushtarake në Shkup do ta vizitojnë selinë e NATO-s në Bruksel.
Vizita është në suaza të bashkëpunimit mesvendit tonë dhe NATO-s, ndërsa realizohet me përkrahje të misionit të Maqedonisë pranë NATO-s.
Projekti i cili ishte i iniciuar nga ana e misionit të RM-së pranë NATO-s  dhe i realizuar për herë të parë vitin e kaluar, dhe këtë vit mbahet me përkrahje të NATO divizionit për diplomaci publike.
Grupi i studentëve dhe i profesorëve të enjten do ta vizitojnë selinë e NATO-s në Bruksel, ku do të brifohet për agjendën e tanishme të NATO-s, Ballkanin Perëndimor dhe marrëdhëniet e NATO-s me Republikën e Maqedonisë, kërcënimet  e reja të sigurisë  dhe sfidat  e NATO-s , si dhe aktivitetet e NATO-s  në Afganistan.
Grupi do të  pritet në misionin e RM-së pranë NATO-s, ku ambasadori Martin Trenevski do t’i njoftojë me përpjekjet e misionit  për afirmim  të interesave të RM-së në suaza të NATO-s.
Të premten do ta vizitojë Komandën Supreme të Aeancës për Evropën (S’HAPE) në Mons, ku do të brifohet për operacionet e komandës dhe për bashkëpunimin ushtarak.