Më datë 16 gusht 2024, në xhaminë “Duqanxhik” në Shkup, u promovua hafizja Mervenur Ramadani. Ceremonia u udhëhoq nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai dhe u mbështet nga shumë figura të rëndësishme dhe mysafirë.
Vlen të theksohet që Mervenur Ramadani ishte pjesëmarrëse në projektin “Incept” dhe shumë projekte edukative të tjera që realizon Forumi Rinor Islam.
Në emër të familjes, z. Abdulhamid Mustafa përshëndeti të pranishmit dhe ndau historinë e rrugëtimit të Mervenur Ramadani në memorizimin e Kur’anit. Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili vlerësoi përkushtimin e muhafizit Abdulkerim ef. Ebibi dhe lutet që Allahu t’i shpërblejë me të mira përpjekjet e tyre në këtë dhe në botën tjetër.
Forumi Rinor Islam shpreh urimet më të përzemërta për hafizen më të re në Shkup, Mervenur Ramadanin, dhe familjen e saj, me lutje që sukseset dhe kontributi i saj për një shoqëri më të mirë të jenë pjesë e pandashme e jetës së saj.