Më 31 gusht 2024, në Stamboll të Turqisë, hoxha Hasan Baftijari mbrojti temën e magjistraturës, duke u shpallur kështu magjistër i shkencave islame.
Tema “Aftësitë e komunikimit në biografinë e Profetit a.s. në dritën e shkencës së komunikimit” u vlerësua me notë maksimale nga komisioni i përbërë nga profesorë të dalluar të universiteteve më prestigjioze të botës islame.
Hoxha Hasan Baftijari ka një biografi të gjerë të aktivizimit në sferën e thirrjes islame, duke i shërbyer kësaj kauze në forma të shumta. Përveç ligjëratave të shumta dhe takimeve me të rinj, ai gjithashtu ka shërbyer si nënkryetar i Forumit Rinor Islam gjatë mandatit të kaluar.
Hoxhës Hasan i dëshirojmë shumë shëndet dhe suksese në jetën e tij akademike!
Shkup, 5 shtator 2024