“Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë).” (Alak: 1).

Të nderuar studentë,

Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, Forumi Rinor Islam ju uron suksese në çdo hap të rrugëtimit tuaj.

Allahu thotë në Kur’an: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?”(Ez-Zumer, 9). Kjo tregon se njohuria është një bekim dhe një mundësi e veçantë. Po ashtu, Allahu lartëson ata që kanë dituri: “Allahu lartëson ata që besuan prej jush dhe i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri.” (El-Muxhadele, 11).

Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) na inkurajon: “Kërkimi i dijes është një detyrë për çdo musliman.” Kjo na tregon se edukimi është një obligim dhe një mundësi që duhet shfrytëzuar.

Le të angazhohemi për të përmbushur këtë detyrë, duke ndjekur shembujt e dijetarëve dhe duke kontribuar për një shoqëri më të mirë. Kërkoni diturinë dhe lutuni: “Zoti im, më shto diturinë.”

Urime dhe suksese!

Me respekt,
Forumi Rinor Islam