Shërbimi Yahoo dhe Dropbox kanë lajmëruar që kanë bërë një bashkëpunim të ri që do të ofrojë një kombinim të shërbimeve postare online dhe ngarkesës cloud për përdoruesit e Yahoo-s.
Kjo lëvizje e sjell shërbimin Yahoo në të njëjtin nivel si kundërshtarët Microsoft dhe Google pa telashin për ta krijuar një shërbim për ngarkesë në cloud nga zero.
Kjo po ashtu pasqyron lëvizjen e Dropbox drejt fushës së postës online pas blerjes së tyre të fundit të aplikacionit mobil Mailbox.
Sipas një postimit të bërë në ZDNet, përdoruesit e internetit me një llogari të Yahoo Mail në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht dhe spanjisht munden drejtpërsëdrejti të kenë qasje tek të gjithë skedarët e tyre në Dropbox nga Yahoo Mail, po ashtu edhe t’i vendosin gjërat e dërguara me e-maile në formë të “attachmentit” në Dropbox.
Ky bashkëpunim i ri është një lëvizje e qëlluar për Yahoo-në, teksa vazhdon procesin e rindërtimit nën udhëheqjen e drejtueses Marissa Mayer. (PCWorld Albanian)