Me fillimin e vitit të ri shkollor, fillojnë edhe aktivitetet rinore të Forumit Rinor Islam, përkatësisht projektet e “Mozaikut Rinor”. Kështu, këtë fundjavë në Shkup dhe Kërçovë kemi nisur realizimin e projektit “Eureka”, që realizohet me nxënësit e klasave të nënta.
Në Shkup, takimi filloi me njoftimin e ekipës së punës dhe përgjegjëses së projektit, Amra Saliu. Më pas, takimi vazhdoi me temën “Teambuilding” të udhëhequr nga Medin Bajrami.
Ndërsa në Kërçovë, takimi filloi me prezantimin e Forumit Rinor Islam dhe veçanërisht të projektit “Eureka” nga Shukri Sadiku, bashkë me ekipin punues. Takimi vazhdoi me një fjalim përshëndetës dhe këshilla nga kryetari i FRI-së, Xhabir Emini.
Realizimi i këtyre projekteve do të vazhdojë edhe në degët e tjera të Forumit Rinor Islam, me shpresën që të vazhdojmë të ndriçojmë rrugën e të rinjve.
16 nëntor 2024