Departamenti i Edukimit pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup, organizoi ligjëratën e rradhës për vajza dhe gra me temë frymëzuese: “Mëshira e Allahut – një derë që nuk mbyllet kurrë”.

Prezantimi u mbajt nga teologeja e nderuar, Esma Sherifi Kurti, dhe u hap me lexim Kur’ani nga Hafize Mervenur Ramadani, aktiviste pranë Forumit Rinor Islam.

Në ligjëratë, teologeja theksoi se dera e Mëshirës së Allahut është gjithmonë e hapur për ata që kthehen me pendim të sinqertë. Ajo foli mbi rëndësinë e istigfarit (kërkimit të faljes) dhe fuqinë e faljes së Allahut, duke kujtuar pjesëmarrëset për ajetet dhe hadithet që e vërtetojnë këtë mëshirë të pakufishme.

Në përfundim të ligjëratës, pjesëmarrëset patën mundësinë të ndanin mendimet dhe përvojat e tyre mbi temën dhe u frymëzuan për të forcuar besimin dhe lidhjen me Mëshirën e Allahut.

Shkup, 23 Dhjetor 2024