Forumi Rinor Islam – Dega Shkup organizoi me sukses Kuvendin Zgjedhor dhe Raportues, një ngjarje e rëndësishme për përcaktimin e drejtimit të ardhshëm të organizatës dhe vlerësimin e arritjeve të saj gjatë vitit të kaluar.

Kuvendi nisi me recitimin e disa ajeteve kuranore nga Hafiz Ibrahim Sherifi, duke krijuar një atmosferë frymëzuese. Më pas, kryetari aktual i degës së Shkupit, Afrim Demiri, mbajti një fjalë përshëndetëse, duke theksuar rëndësinë e aktiviteteve të Forumit në përkrahje të rinisë dhe komunitetit.

Si një pikë kryesore e rendit të ditës, Afrim Demiri prezantoi raportin vjetor të aktiviteteve dhe raportin financiar, ku u pasqyruan projektet e realizuara dhe raportimi finansiar. Pas këtij prezantimi, pjesëmarrësit patën mundësinë të marrin pjesë në debate të hapura dhe konstruktiv mbi përmirësimet e ardhshme të organizatës.

Një pikë kryesore e rendit të ditës ishte propozimi dhe zgjedhja e kryetarit të ri të degës së Shkupit.
Me shumicë votash, Afrim Demiri fitoi besimin e anëtarëve dhe u rizgjodh kryetar për një mandat të ri, duke reflektuar vlerësimin e punës së tij dhe angazhimin për zhvillimin e mëtejshëm të Forumit Rinor Islam në Shkup.

Kuvendi u mbyll me zotimin për të vazhduar me përkushtim punën në forcimin e rolit të Forumit Rinor Islam dhe për të përmbushur nevojat e komunitetit rinor në Shkup dhe më gjerë.

Shkup, 24 janar 2025