Projekti Eureka, i realizuar nga FRI, ka përmbyllur me sukses aktivitetet e tij në Kërçovë. Pas ndjekes së gjashtë javëve të projektit me tema të ndryshme nga ligjërues të ndryshëm, u realizua përmbyllja e këtij projekti.

Takimi filloi me disa këshilla të vlefshme për zhvillimin personal dhe profesional. nga Mr. Xhabir Emini. Pas kësaj, u shpërndanë certifikatat për të gjithë pjesëmarrësit, duke u nderuar për angazhimin dhe përpjekjet e tyre.

Në fund, u zhvilluan diskutime të lira, ku të rinjtë ndanë mendimet dhe përvojat e tyre mbi temat kryesore të projektit Eureka. Ky aktivitet përmbyllës pati një ndikim të madh, duke nxitur reflektim dhe bashkëpunim ndërmjet pjesëmarrësve.

Kërçovë, 22 Shkurt 2025