Në kuadër të vizitave, Kryetari i FRI-së, Abdulhamid Mustafa së bashku me Nënkryetarin, Erduan Kurtishi, Sekretarin e Përgjithshëm, Amar Murtezi dhe Kryetari i Degës së Kumanovës, Memedali Limani realizuan vizitë në komunën e Likovës, ku u mirëpritën nga kryetari komunës, z. Erkan Arifi.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku u diskutua për bashkëpunimet e ardhshme, me fokus të veçantë për aktivitetet e Ramazanit dhe jo vetëm, si dhe mundësitë për rritjen e bashkëpunimit në të ardhmen.
24 Shkurt, 2025