“Rinia vlen…” është një spektakël I cili organizohet për herë të dytë me rradhë nga Fondacioni “Dituria”, e që fushëveprimin e tij e shtron mbi kulturën, artin dhe shkencën
Natyra e spektaklit i takon kategorisë së një spektakli skenik (jo televiziv), me karakter garues multidimensional, nga vetë fakti se kemi të bëjmë me më shumë fusha garuese.
“Rinia vlen…” ka për qëllim vlerësimin e talentëve të rinj në tre fusha garuese:
- Këndim;
- Monolog dhe
- Art vizatimor
Tre fushat garuese (këndimi, monologu dhe arti vizatimor) janë fusha në të cilat kandidatët zgjidhen nëpërmjet formës së audicionit seleksionim I më të mirëve në mënyrë publike e transparente,. Fituesit e audicionit kualifikohen në natën finale që mbahet më 4 maj, në Pallatin e Kulturës në Gostivar.
Mundësi aplikimi kanë të gjithë kandidatët nga mosha 14 vjeçare deri në 18.
Disa sqarime rreth formës së audicionit
Kandidatët që janë të interesuar të shfaqin talentin e tyre në fushën e këndimit, monologut apo artit vizatimor, ftohen të marrin pjesë në audicion i cili mbahet në tre qytete:
Në Gostivar:
Vendi: Në zyrat e Fondacionit “Dituria” Data: 17 prill (e mërkurë) Ora: 11:00
Në Kërçovë:
Vendi: Pallati i kulturës Data: 18 prill (e enjte) Ora: 11:00
Kandidatët zgjidhen nga juria profesionale e përbërë nga:
- Ardit Stafaj – për fushën e këndimit;
- Adem Karaga – për fushën e monologut dhe
- Abdi Bajrami – për fushën e artit vizatimor.
Shënim
Çdo kandidat ka të drejtë të konkurojë në një fushë garimi në qytetin nga I cili vin ai.
Këndim
Kandidatët që do të garojnë për fushën e këndimit duhet të kenë përgatitur një këngë me të cilën do të garojnë. Secilit kandidat do t’i jepet kohë prej dy minutash për të treguar aftësitë e tij për këndim.Pas audicionit, juria do të zgjedhë nga dy kandidatë prej çdo qyteti që do të vazhdojnë garimin në natën finale.
Monolog
Kandidatët e fushës së monologut duhet të kenë përgatitur një prozë apo poezi të shkurtër me të cilën do të kandidojnë. Secilit kandidati i jepet 2 minuta kohë për të treguar aftësitë e tyre për monolog. Pas audicionit juria do të zgjedhë nga një kandidat prej çdo qyteti që do të vazhdojë garimin në natën finale.
Art Vizatimor (vizatim me laps)
Kandidatët e fushës së artit vizatimor duhet të kenë talent për të vizatuar me laps. Kandidatëve do t’u jepet kohë prej 10 minutash dhe tema e vizatimit do të jetë “natyrë e qetë”. Pas audicionit juria do të zgjedhë nga një kandidat prej tre qyteteve të lartëpërmendura që do të vazhdojë garimin në natën finale.
Për më shum informata vizitoni: www.dituria.org.mk/rinia-vlen/
Aplikimet kanë filluar !