Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë vazhdon me takimet me nxënësit e shkollave të mesme, gjegjësisht këtë radhë në SHMTK “Nace Bugjoni”. U trajtua tema mbi rëndësinë e Ramazanit, agjërimin, nxënësit dhe përgjegjësitë e tyre, aktivitet ky që shënoi vazhdimësinë e një takimi të mëparshëm të mbajtur në gjimnazin “Sami Frashëri”.
Në këtë organizim, nxënësit u inkurajuan të reflektojnë mbi vlerat shpirtërore dhe edukative që muaji i shenjtë i Ramazanit sjell në jetën e tyre. Diskutimet theksuan rëndësinë e disiplinës, përkushtimit ndaj punës dhe ndjekjes së dijes.
Takimi u hap nga Arsim Jonuzi, si përfaqësues i Forumit Rinor Islam, i cili foli mbi motivimin dhe nxitjen për disiplinë, punë dhe ndjekjen e dijes me përkushtim. Ai theksoi rëndësinë e të qenit anëtar shembullor i komunitetit, duke vepruar në përputhje me vlerat dhe përgjegjësitë që na takojnë, posaçërisht gjatë muajit të Ramazanit.
Më pas, ligjëratën e mbajti imami i xhamisë së qytetit, hoxhë Shaban Neziri. Ai përqendroi diskutimin në rëndësinë e agjërimit dhe ndikimin e tij pozitiv në sjelljet dhe obligimet e përditshme. Gjithashtu, ai dha porosi dhe shembuj frymëzues se si suksesi arrihet dhe mund të rritet edhe gjatë Ramazanit.
Kumanovë, 5 mars 2025