Forumi Rinor Islam – Dega Shkup realizoi edhe këtë vit Kuizin Islam, i cili mblodhi nxënës të klasës së IX nga shkollat fillore. Pjesëmarrësit patën mundësinë të testojnë njohuritë e tyre përmes 100 pyetjeve të përgatitura për këtë garë.

Kuizi u zhvillua në disa etapa, duke filluar me një njoftim të shkurtër mbi rregullat dhe ecurinë e garës. Më pas, në raundin e parë u paraqitën 30 pyetje dhe në raundin e dytë me dy pyetje për secilin garues. Gara vazhdoi me sfida të reja deri në përzgjedhjen e tre fituesve më të mirë, të cilët do të shpërblehen për suksesin e tyre dhe shpërndarje të mirnjohjeve për gjithë pjesëmarrësit.

Ky aktivitet, tashmë tradicional në muajin e Ramazanit, synon të forcojë njohuritë islame të të rinjve dhe të nxisë frymën e garës dhe të përkushtimit ndaj dijes.

Shkup, 22 mars 2025