Forumi Rinor Islam në Kumanovë, realizoi sot një aktivitet të rëndësishëm në kuadër të temës “Reagimi në emergjenca”, ku u demonstrua dhënia e ndihmës së parë para nxënësve të klasave të nënta. Ky takim u realizua ne bashkëpunim me Kryqin e Kuq.

Gjatë aktivitetit, të rinjtë patën mundësinë të shohin nga afër procedurat bazë të reagimit në situata emergjente dhe rëndësinë e veprimit të shpejtë dhe të saktë. Ata mësuan si të vlerësojnë një situatë emergjente, si të thërrasin ndihmë dhe si të ofrojnë mbështetje fillestare deri në mbërritjen e profesionistëve shëndetësorë.

Instruktorët e Kryqit të Kuq demonstruan teknika praktike të ndihmës së parë, ndërsa anëtarët e Forumit Rinor Islam ndërvepruan me nxënësit, duke i inkurajuar ata të marrin pjesë dhe të bëjnë pyetje. Aktiviteti synoi të rrisë vetëdijen tek të rinjtë për rëndësinë e reagimit të drejtë në raste urgjente dhe rolin e tyre si qytetarë aktivë.

Ngjarja u karakterizua nga atmosferë dinamike, pjesëmarrje e lartë dhe interes i madh nga ana e nxënësve, të cilët shfaqën kuriozitet dhe gatishmëri për të mësuar.

Kumanovë, 15 nëntor 2025